OLIVOS CHARCOAL&COCONUT LIQUID SOAP *450ML
Vetitë relaksuese të arrës së kokosit vlejnë edhe si një mundësi e shkëlqyer për të pastruar butësisht lëkurën pa shfaqur asnjë simptomë irritimi në larjen e parë. Shkuma e plotë dhe aroma e këndshme e sapunit të lëngshëm “Olivos charcoal coconut olive oil” ju jep ndjesinë e freskisë. Vaji i ullirit, karboni dhe arra e kokosit do t’ju rigjallërojnë dhe do të lërë në duart tuaja veçse ndjesi mëndafshi dhe butësie. Fantastik për të gjitha llojet e lëkurave, ky sapun i lëngshëm ofron veprim qetësues dhe zbutës në lëkurë, në mënyrë të menjëhershme. Eliminon shfaqjen e njollave në duar.
Karboni i aktivizuar ka aftësinë që ta tendosë lëkurën dhe t’i japë asaj qëndrueshmëri. Që të aktivizohet, karboni kalon në një proces avullimi me temperaturë shumë të lartë. Ky proces rrit aftësinë e karbonit për t’u përthithur dhe filtruar. Pikërisht për këtë arsye, karboni i aktivizuar është zgjedhja e duhur për përdorim mjekësor dhe kozmetik, për një lëkurë më të pastër. Arra e kokosit ka tepri yndyre dhe acidesh yndyrore, prandaj ky sapun është zgjedhja më e mirë për hidratimin e lëkurës. Me vetitë e fuqishme antioksiduese të vitaminës E, arra e kokosit ndihmon në mbrojtjen e qelizave të lëkurës ndërkohë që largon papastërtitë.
100% organike dhe vegane.
Pa ngjyrues, pa sulfate, pa paraben, pa gluten.
Hipoalergjike.
Jo e testuar ne kafshe.