Farmacia Farmatech u hap në vitin 2006 duke u dalluar që në fillimet e saj si një farmaci që ofronte një shërbim dhe hapësirë të ndryshme për pacientin/klientin. Në këtë farmaci klienti gjen, veç profesionalitetit, dhe një shumëllojshmëri shërbimesh dhe produktesh.Përveç medikamenteve nga më cilësoret, në farmaci gjenden produkte të ndryshme fitoterapike, ushqime dhe artikuj për fëmijë dhe gruan shtatzënë, produkte parafarmaceutike, dietetike, ortopedike, pajisje mjekësore/ diagnostike dhe aksesorë të ndryshëm.Një vëmendje e veçantë i është kushtuar produkteve kozmetike: në farmaci gjenden linjat më cilësore kozmetike farmaceutike, si: Lierac/Phyto, Jowae, Avene, Klorane, Vichy, Rilastil, Korff, Bionike, Noreva, La Roche Posay,Curasept, Curaprox,etj.Farmacia është pajisur me një laborator modern që bën përgatitje galenike sipas të gjitha standardeve më të mira perëndimore duke përdorur aparatura, materiale dhe principe aktivë të importuara nga tregu italian. Laboratori përgatit doza të personalizuara sipas recetës së mjekut në formë kapsulash, shurupi, kremi, pomade, etj, si dhe integratorë apo përgatitje kozmetike të personalizuara.
Farmacia Farmatech është sot një pikë referimi në sektorin farmaceutik për cilësinë, profesionalizmin dhe shumëllojshmërinë e shërbimeve dhe produkteve që ofron.Tek ne çdo pyetje mbi shëndetin merr një përgjigje profesionale.Stafi i specializuar është përherë i azhornuar me të rejat e sektorit me qëllim që t’i shërbejë sa më mirë dhe në mënyrë profesionale pacientit/klientit.