Formuluar për lëkurë të ndjeshme, të irrituar ose me ndjesi kruarje dhe djegieje. Ka një teksturë fluide shumë të lehtë, jo të yndyrshme, që përthithet shpejt dhe jep ndjesi freskie dhe rehatie menjëherë pas aplikimit. Është i përshtatshëm për përdorim në fytyrë dhe trup dhe mund të përdoret nga të gjithë anëtarët e familjes.
Ky fluid përdoret për të qetësuar skuqjen, irritimet dhe kruarjen e lëkurës që mund të shkaktohen nga thatësia, faktorë të jashtëm, ndjeshmëria e lëkurës ose trajtime dermatologjike. Ndihmon në rikthimin e komfortit të lëkurës dhe në ruajtjen e hidratimit, duke e bërë lëkurën më të butë dhe më të balancuar.
Formula përmban përbërës qetësues dhe hidratues që ndihmojnë në uljen e inflamacionit dhe mbrojtjen e barrierës së lëkurës. Glicerina kontribuon në mbajtjen e lagështisë, ndërsa përbërësit zbutës ndihmojnë në reduktimin e ndjesive të pakëndshme pa e rënduar lëkurën.
Përdorimi: Aplikoni një sasi e mjaftueshme në zonat e irrituara ose me kruarje dhe masazhohet butë deri në përthithje të plotë. Mund të përdoret një ose disa herë në ditë, sipas nevojës. Sedax Fluid është i përshtatshëm për përdorim të përditshëm dhe për lëkurë shumë sensitive.

VICHY AQUALIA THERMAL LEGER 50ML VAS 







