RILASTIL AQUA LEGERE KREM 50ML
Rilastil Aqua siguron hidratim optimal me një sistem hidratimi dyfunksional: Acidi Hialuronik me peshë të lartë molekulare ruan hidratimin e shtresës sipërfaqësore të epidermës, ndërkohë që Acidi Hialuronik më peshë të ulët molekulare hidraton epidermën në thellësi.
Krem me teksturë të lehtë, formulim special lehtësisht i përthithshëm me veti hidratuese dhe mbrojtëse duke pastruar në thellësi dhe parandaluar formimin e rrudhave. Lëkura rigjen butësinë dhe hidratimin. I përshtatshëm për lëkurë normale e mikse dhe në sajë të formulimit mund të përdoret edhe si bazë make-up. I testuar dermatologjikisht dhe mikrobiologjikisht si dhe i testuar ndaj nikel, kobalt, krom, paladium e mërkur.
Përbërës kryesor:
- Acid Hialuronik me peshë molekualare të lartë dhe të ulët me efekt hidratues sipërfaqësor dhe në thellësi të lëkurës
- SK-Influx V me bazë ceramide rikthen barrierën mbrojtëse të lëkurës dhe parandalon humbjen e ujit
- Vaj Enotera me Omega-6 rikthen shkëlqim, butësi dhe rivendos ekuilibrin natyral të lëkurës
- Pa konservues, jo komedogjenik
Përdorimi:
Aplikoni kremin në fytyrë dhe qafë pas pastrimit të saj. Masazhoni lehtësisht me veprime rrethore duke përdorur mollëzat e gishtave deri në përthithje të plotë