Lactoflorene Mini Gocce është një shtesë ushqimore e bazuar në fermente laktike të gjalla me veprim probiotik që favorizon ekuilibrin e florës bakteriale të zorrëve. Shija e saj neutrale e bën të përshtatshme për përdorim tek foshnjat dhe të gjithë fëmijët, si dhe tek të rriturit që nuk tolerojnë aroma shumë intensive dhe kanë vështirësi në gëlltitje.
Është i indikuar në rast të një ndryshimi të florës bakteriale të zorrëve – disbiozës dhe veçanërisht kur merren antibiotikë ose pas çrregullimeve në të ushqyer.
- Nuk përban gluten dhe laktozë.
- Përbërës kryesor vaj luledielli (Heliantus annuus).
Si të përdoret
Priteni bustinën përgjatë vijës me pika, hidhni të gjithë përmbajtjen në shishe, mbylleni shishen dhe tundeni mirë derisa të përftohet një suspension
uniform. Zëvendësoni kapakun me pikatoren. Produkti është gati për përdorim.
Rekomandohet një dozë në ditë, larg vakteve ushqimore. Shënimi në pikatore tregon dozën ditore që korrespondon me 0.6 ml, ekuivalente me 16 pika.
Tundeni shishen para çdo përdorimi pasues. Produkti mund të merret i pastër ose i holluar në 75 ml ujë ose lëngje të tjera jo të nxehta.
Përbërësit e përfshirë në pikat Lactoflorene Mini dhe paketimi i tij janë të çertifikuar për përdorim tek foshnjat. Produkti mund të merret nga fëmijët nën moshën 3 vjeç pas marrjes së këshillës mjekësore.
Ruajeni produktin në një vend të freskët, të thatë dhe të mbrojtur nga drita. Pas hapjes së parë, produkti duhet të përdoret brenda 15 ditëve. Ruajeni produktin në temperaturën e dhomës në një vend të freskët dhe të thatë, larg dritës.

TRISOL GUSTO FRAGOLA*20PAKETA
FORTAVIT*OS GTT FLAK 10ML 




