Një solucion i butë për pastrimin vaginal dhe për shpërbërjen efektive dhe eliminimin e hipersekrecioneve fiziologjike ose patologjike, veçanërisht atyre me natyrë proteinike, që grumbullohen në vaginë.
Ofron ndihmë të rëndësishme për aplikimin korrekt terapeutik të preparateve topike intravaginale në rastet e vaginitit fungal të shoqëruar me hipersekrecion, pasi pastron menjëherë mukozën vaginale dhe krijon një sipërfaqe të pastër, duke mundësuar veprim optimal të trajtimit të mëtejshëm intravaginal. Nuk përmban substanca medikamentoze, hormone, ngjyrues sintetikë apo aromatizues artificialë.
Mekanizmi i veprimit
- Fluidifikon dhe eliminon në mënyrë efektive sekrecionet e trasha proteinike, duke kontribuar në suksesin e terapive të tjera topike për trajtimin e vaginitit fungal.
- Pastron butësisht mukozën vaginale pa rrezik për nxitjen e migrimit të mikroorganizmave patogjenë, sekrecioneve apo trupave të huaj drejt qafës së mitrës dhe uterusit.
- Gryka e projektuar posaçërisht dhe shishja transparente e shtrydhshme sigurojnë aplikim të lehtë, të kontrolluar dhe atraumatik.
Perdorimi: Si trajtim ndihmës (suportiv) ndaj terapisë medikamentoze: Aplikohet një dush vaginal në ditë për 2–3 ditë, të paktën 30 minuta përpara përdorimit të çdo preparati tjetër intravaginal.
Udhëzime për aplikimin:
- Thyeni kapakun mbrojtës në pjesën e sipërme të pajisjes.
- Tërhiqni aplikatorin vaginal derisa të dëgjoni një tingull “klik”.
- Shtrydhni lehtë shishen për të kontrolluar nëse valvula e sigurisë është hapur.
* Nëse valvula nuk hapet, shtyni aplikatorin përsëri brenda shishes dhe përsëritni procedurën. - Futni aplikatorin në vaginë dhe aplikoni solucionin duke shtrydhur fort shishen.
- Dushi vaginal mund të kryhet ulur në tualet ose në banjë, në pozicion ulur ose në këmbë.
Nëse një sasi e konsiderueshme e solucionit mbetet në shishe, hiqeni shishen nga vagina dhe përsëritni procedurën e dushit vaginal me sasinë e mbetur të solucionit pastrues.




