Një trajtim shumëfunksional për lëkurë të irrituar apo të dëmtuar, që kombinon riparimin e epidermës me mbrojtje të lartë ndaj diellit. Krijuar për të ndihmuar qetësimin dhe rigjenerimin e lëkurës kryesisht për plagë të vogla, irritime, cicatrice apo lëkurë e ndjeshme, por edhe për të mbrojtur atë nga efektet e dëmshme të diellit (rrezatime UVB/UVA) dhe dritës blu.
Falë kësaj kombinimi, kremi ndihmon gjithashtu në reduktimin e formimit të njollave ose hiperpigmentimit të mbetur pas dëmtimeve.
- Riparim dhe qetësim: Përbërësi patentuar [C⁺-Restore]™ ndihmon lëkurën të rigjenerohet me shpejtësi, dhe përbërës si zinku ndihmojnë në frenimin e proliferimit bakterial. Kjo e bën kremin të përshtatshëm për lëkurë të irrituar, të dëmtuar apo post-procedurave dermatologjike.
- Mbrojtje e gjerë ndaj rrezeve: Falë filtrave si TriAsorB™ ofrohet mbrojtje shumë-spektër (UVB + UVA + dritë blu HEV), duke ulur rrezikun e hiperpigmentimit dhe formimit të njollave apo cicatriceve për shkak të ekspozimit në diell.
- Reduktim i dukshmërisë së cicatriceve / njollave: Studimet raportojnë një ulje me ~ 34% të shenjave post dëmtimitdhe skuqjes post-inflamatore , brenda 3 javësh me përdorim të rregullt.
- Texture e përshtatshme & tolerancë e lartë: Kremi ka një teksturë të lehtë që përthithet shpejt dhe nuk e lë lëkurën të yndyrshme (non-greasy), jo-komedogjene dhe pa parfum, gjë që e bën të përshtatshëm edhe për fytyrë, duar, këmbë apo zona të ndjeshme; është testuar në lëkura të irrituara, post-proceduriale dhe madje tatuazhe.
Përdorimi: Aplikohet 1–2 herë në ditë mbi lëkurë të pastër dhe të thatë, duke masazhuar lehtë deri në përthithje. Në raste ekspozimi të gjatë në diell, mund të jetë e nevojshme aplikimi shtesë e një krem dielli.
E përshtatshme për foshnja që nga muaji i parë, fëmijë, të rritur dhe persona që janë nën trajtim ose pas trajtimit të kancerit.

CURAPROX SPAZZ SUPER ORTHO CS5460
LYCIA ANTIOD ORIGINAL 150ML
VICHY CR TRATT ANTITRASP 30ML
PHYTOCOLOR INTENSE CHESTNUT BROWN 4.77 - Boje flokesh pa amoniak
RILASTIL AQUA PASTRUES FYTYRE 200ML 



