SAUGELLA IDRASERUM PH 4.5 DETT INTIMA *200ML
Serumi i parë për higjenën intime në moshë fertile, që pastron dhe hidraton njëkohësisht Pastrues intim me fuqi të lartë hidratuese, me qumësht Tërshërë dhe Maltodekstrinë
Ka një formulë inovative të pasur dhe të plotë me bazë tensioaktive delikate dhe hidratante, qumësht tërshërë, Maltodekstrinë, ekstrakte natyrale të Salvia officinalis e Calendula officinalis dhe Gomma Xantana, që lejojnë një pastrim delikat. Saugella idraSerum ndihmon në rivendosjen e kushteve optimale të mukozës vulvo-vaginale, dhe në veçanti në rastet e tharjes gjenitale. Saugella idraserum është e nevojshme gjatë moshës fertile në rastet e:
- Ndjeshmerisë nga pastruesit e zakonshëm
- Irritime jo me bazë infeksioni, gjithashtu për shkak të përdorimit të veshjeve të brendshme sintetike
- Nevojë për hidratim më të lartë.
Eshtë pa paraben, pa alergenë Veprimi i saj është testuar klinikisht pH 4.5 ndihmon në mbajtjen e aciditetit fiziologjik vaginal të femrës në moshë fertile.
Mënyra e përdorimit: Përdoreni si një pastrues normal një ose dy herë në ditë.