Nutreov Capileov është një suplement ushqimor i formuluar posaçërisht për të mbështetur organizmin në rastet e rënies së theksuar, të papritur ose të shpeshtë të flokëve. Falë një formule inovative, ky produkt vepron në mënyrë të synuar mbi faktorët kryesorë që lidhen me dobësimin e ciklit jetësor të flokut.
Formula e avancuar përmban përbërës aktivë me origjinë bimore, të kombinuar me vitamina dhe minerale esenciale, të përzgjedhura për efikasitetin dhe tolerancën e tyre:
- Ekstrakt Serenoa Repens, me origjinë bimore, kontribuon në mbështetjen e rritjes natyrale të flokëve
- Kompleksi ekskluziv 5α-Blocker, me përqendrim të lartë, i bazuar në ekstrakte të çajit jeshil dhe qepës, të njohura për veprimin e tyre mbështetës
- Zinku dhe Vitamina B8 (Biotina) ndihmojnë në ruajtjen e flokëve normalë
- Vitamina B6 kontribuon në sintezën normale të cisteinës, një aminoacid kyç në ndërtimin e keratinës
- Vitamina E dhe Zinku ndihmojnë në mbrojtjen e qelizave nga stresi oksidativ
- Pa dioksid titani, për një formulë më të pastër dhe të sigurt
Suplementi kundërindikohet për:
- Fëmijë dhe adoleshentë në rritje
- Gjatë shtatzënise, apo planifikimit për shtatzani ose laktacionit
- Në periudhë postmenopauze
Përdorimi: Rekomandohet marrja e 1 kapsule në ditë, në mëngjes, gjatë vaktit, e shoqëruar me një gotë ujë, për një periudhë minimale prej 3 muajsh. Mos e tejkaloni dozën e rekomanduar ditore dhe nuk rekomandohet përdorimi para ushqimit ose në stomak bosh.






