MILUPA APTAMIL PROexpert LATTE ADC 400G
Aptamil Alergy Digestive Care është formulë e kompletuar, e përgatitur për fëmijë që vuajnë nga alergjia ndaj qumështit të lopës, dhe malabsorbimi.Ushqim për qëllime të vecanta mjekësore. Jepet me këshillën dhe nën vëzhgimin e mjekut.Qumështi i lopës shkakton alergji tek 2-7% e fëmijëve Simptomat e shkaktuara si pasojë e alergjisë nga qumështi i lopës (CMPA) zakonisht ndodhin brenda javës nga momenti i dhënies. Përfshijnë sisteme të ndryshme organesh kryesisht lekurën, sistemin gastrointestinal dhe respirator. Pjesa më madhe e fëmijëve me alergji nga qumështi i lopës kanë dy ose më shume simptoma.Këta fëmijë mund të ndahen në dy nëngrupe, kjo në varësi të organit ku shfaqet reaksioni dhe kur shfaqet fillimisht reaksioni alergjik.
Karakteristikat: Proteina të hirrës gjerësisht te hidrolizuara. Me shije më të këndshme se sa një formulë me bazë kazeine të hidrolizuar.Lehtëson absorbimin dhe ofron benefite tek fëmijët që vuajnë nga malabsorbimi.-Alergjenë: qumështi, peshku. Pesha neto 400g
Përgatitja:
Zjeni ujin dhe lëreni të ftohet deri në 40° dhe matni sasinë e ujit që duhet (sipas udhëzimit) në shishen e sterilizuar. Përdorni vetëm lugën dozuese brënda kutisë. Për të matur saktë pluhurin sheshoni sasinë e tij me një thikë të pastër. Shtoni sasinë e duhur të pluhurit në shishe sipas udhëzimeve. Mbylleni shishen dhe tundeni fort, vertikalisht për 10 sekonda. Lëvizja rrotulluese nuk mjafton. Ftoheni në ujë të rrjedhshëm.Kontrolloni temperaturën e qumështit tek kyci i dorës (rreth 37°). Ushqejeni fëmijën menjëherë brënda 1 ore.