MEGASTAR COMPLEX 7FL 10ML
Integrator alimentar me ekstrakte vegjetale te pasur me bioflavonoid, katalizator i veprimeve adatogjene. Gjithashtu ai eshte i pasur me vitamina te ndryshme qe sherbejne per rritjen e rezistences dhe ne rastet kur trupi ka konsum energjie te larte.
Perberesit per flacon:
1. Vitamina te grupit B, vit B5 (acid pantotenik) 3.0 mg, vit B3 (niacin) 9.0 mg, vit B6 1.0 mg, vit B1 (tiamin) 0.7 mg, vit B8 (biotin) 75.0 mcg dhe vit B12 0.5 mcg. Keto vitamina luajne nje rol teper te rendesishem ne proceset metabolike dhe energjetike te organizmit nepermjet veprimit te tyre si koenzima.
2. Substanca energjizante, Fruktoz dhe Mjalt Akacie.
3. Substanca natyrale, ekstrakt nga rrenjet e Ginseg-ut 60.0 mg, bimes se Guaranes 15.0 mg dhe frutit te Mirtillos 5.0 mg. Ekstraktet e rrenjes se Ginseg kane efekt adaptuest duke i dhene mundesi organizmit te ruaj nje gjendje stabel nepermjet ritjes se rezistences se tij dhe duke reduktuar ne menyre te menjehershme faktoret stresant mbi qelizat e organizmit Ekstraktet e Guaranes, fale cafeines luajne rol nxites ne sistemin nervor dhe kardiovaskular. Ne nivel cerebral stimulon neuronet kortikale duke potenciuar vemendjen dhe perqendrimin e individit. Ndersa ne sistemin kadiovaskular rrit forcen kontraktile te zemres si pasoje edhe konsumin e oksigjenin dhe mundeson nje vazodilatacion periferik. Ekstraktet e frutit te Mirtillos fale antociani te tij eshte ne gjendje te favorizoj rigjenerimin e rodopsines duke lehtesuar adaptimin e receptoreve e keshtu duke rritur mprehtesine vizive.
4. Bioflavonoid 10.0 mg, ky kompleks vitaminoz permban edhe multibioflavonoid si nje nga perberjet natyrale me te fuqishme antioksiduese.
5. Vitamina C, perpos veprimit te saj ne mikrovaskulature duke ruajtur permeabilitetin e membranave kapilare, rrit edhe mbrojtjen antioksidante duke duke limituar plakjen qelizore.
6. Papa reale 65.0 mg (qumesht blete), permban te gjitha substancat e nevojshme per nje ushqyerje korrekte, eshte e pasur me sheqer te asimilueshem ne menyre te menjehershme pasi ai administrohet, yndyra te pangopura, aminoacide, proteina vitamina e kripera minerale me origjine natyrale duke rritur rezistencen psiko-fizike
Menyra e dhenies
1-2 flakon ne dite sipas keshilles se mjekut.