Macrostip Psyllium me bazë macrogol dhe fibra psyllium idikohet për trajtimin e konstipacionit (kapsllëkut), si në format akute ashtu edhe në ato kronike. Falë veprimit të kombinuar osmotik dhe mekanik, produkti ndihmon në rregullimin fiziologjik të tranzitit intestinal, duke favorizuar një defekim më të lehtë dhe më pak të dhimbshëm.
Macrogol është një molekulë me afinitet të lartë për ujin. I kombinuar me fibrat psyllium, produkti:
- nuk absorbohet nga zorra,
- nuk fermentohet,
- mbetet i pandryshuar në traktin intestinal.
Uji i pranishëm në traktin tretës depërton midis fibrave dhe macrogolit, duke ndihmuar në formimin e një mase fekale më të butë, e cila lëviz më lehtë përgjatë zorrëve.
Në këtë mënyrë, Macrostip Psyllium favorizon një defekim fiziologjik, me më pak dhimbje abdominale krahasuar me laksativët jo-osmotikë. Nuk ka veprim të menjëhershëm: efekti i dëshiruar zakonisht shfaqet pas 24–72 orësh nga marrja.
Përdorimi: Rekomandohet marrja e 1–2 bustinave në ditë, të tretura në një gotë ujë në temperaturë ambienti, preferohet larg vakteve ushqimore.





