REVITALIZON • MBUSH • NDRIÇON
Kjo maskë krem-xhel ofron një efekt të menjëhershëm shkëlqimi në vetëm 10 minuta. Lëkura duket menjëherë më e revitalizuar, më e lëmuar, më e mbushur dhe më rrezatuese. Ditë pas dite, ajo fiton një pamje më të re, më të freskët dhe më të ndriçuar.
PËRSHKRIMI
E formuluar me 94% përbërës me origjinë natyrale, Maska Revitalizuese Express ofron një “boost” të menjëhershëm shkëlqimi në vetëm 10 minuta.
Që në aplikimin e parë, teni duket më i ndritshëm, tekstura e lëkurës më e njëtrajtshme dhe lëkura dukshëm më e hidratuar dhe më e mbushur. Me përdorim të vazhdueshëm, lëkura fiton një pamje më rinore dhe më rrezatuese.
Tekstura e freskët krem-xhel, pa efekt yndyror dhe pa ndjesi ngjitëse, ofron menjëherë një ndjesi vitaliteti dhe një pamje më të freskët, duke e lënë lëkurën të butë, elastike dhe të ndriçuar.
Aroma revitalizuese kombinon notat e freskëta të ujit të bambusë me nuancat energjizuese të bergamotit dhe ëmbëlsinë e notave florale të ndritshme.
- 94% përbërës me origjinë natyrale
- Testuar dermatologjikisht
- I përshtatshëm për të gjitha llojet e lëkurës
PËRBËRËSIT AKTIVË
- Duo e Acideve Hialuronike – Acidi hialuronik me peshë të lartë molekulare ndihmon në ruajtjen e hidratimit në sipërfaqen e lëkurës, duke ofruar efekt të menjëhershëm hidratues dhe mbushës. Acidi hialuronik me peshë të ulët molekulare ndihmon në stimulimin e prodhimit natyral të acidit hialuronik për hidratim më të thellë dhe afatgjatë.
- Sheqerna Hidratues – Të përftuar nga bajamet, rrënja e alteas (marshmallow) dhe farat e lirit, këta përbërës krijojnë një shtresë mbrojtëse në sipërfaqen e lëkurës, duke ofruar rehati të menjëhershme. Ndihmojnë në ruajtjen e hidratimit dhe e lënë lëkurën të butë, elastike dhe komode
- Ekstrakt i Patentuar Antioksidues i Tulipanit – Me origjinë 100% natyrale dhe rezultat i 12 viteve kërkime, ky ekstrakt i veçantë ndihmon në mbrojtjen e lëkurës nga stresi oksidativ, forcon mbrojtjen natyrale të saj dhe kontribuon në ruajtjen e freskisë, shkëlqimit dhe pamjes rinore të lëkurës.
MËNYRA E PËRDORIMIT
Aplikojeni në fytyrë të pastër dhe lëreni të veprojë për 10 minuta.
Më pas:
- Masazhoni lehtë produktin e mbetur derisa të përthithet plotësisht, ose
- Hiqni tepricën me një pambuk kozmetik.
Përdoreni sa herë që lëkura ka nevojë për një dozë shtesë hidratimi, freskie dhe shkëlqimi.







