GinsengPlus është një shtesë ushqimore tonike, e formuluar për të mbështetur energjinë fizike dhe mendore, duke kombinuar ekstrakte bimore të standardizuara me përbërës funksionalë për performancë dhe vitalitet.
Formula përmban Ginseng Korean, Ginseng Siberian (Eleutherococcus), Guarana dhe Cola, të njohura për efektin e tyre stimulues dhe adaptogjen, të kombinuara me L-Karnitinë, Kreatinë, si dhe Vitaminat C dhe E për mbështetje metabolike dhe antioksiduese.
Kapsulat janë të prodhuara me fibra bimore (naturkapsula), pa ngjyrues artificialë, lehtësisht të tretshme dhe të përshtatshme për vegane dhe vegjetarianë.
- Ginseng Korean & Ginseng Siberian (Eleutherococcus) – Mbështesin qëndrueshmërinë fizike dhe mendore, ndihmojnë përqendrimin, kujtesën dhe funksionet konjitive, si dhe rrisin rezistencën ndaj stresit.
- Guarana & Cola – Burime natyrale të kafeinës, të dobishme në rastet e lodhjes, këputjes dhe uljes së energjisë fizike dhe mendore.
- L-Karnitinë & Kreatinë – Kontribuojnë në metabolizmin e energjisë dhe performancën fizike.
- Vitamina C – Ndihmon në reduktimin e lodhjes dhe plogështisë dhe mbështet funksionimin normal të sistemit imunitar.
- Vitamina E – Vepron si antioksidant, duke mbrojtur qelizat nga stresi oksidativ.
- Përmban kafeinë natyrale (9 mg për dozë ditore).
Përfitimet kryesore
- Rrit energjinë fizike dhe mendore
- Ndihmon në uljen e lodhjes dhe këputjes
- Mbështet përqendrimin, kujtesën dhe funksionet konjitive
- Përmirëson qëndrueshmërinë dhe performancën ditore
- Veprim tonik dhe revitalizues me bazë natyrale
Kunderindikacionet dhe keshilla
- Nuk rekomandohet për fëmijë, gra shtatzëna ose gjatë ushqyerjes me gji
- Nuk duhet të përdoret për periudha të gjata pa këshillën e mjekut
- Mos e tejkaloni dozën e rekomanduar ditore
- Mbajeni larg fëmijëve nën 3 vjeç
Suplementet ushqimore nuk zëvendësojnë një dietë të balancuar dhe një stil jetese të shëndetshëm. Nuk pērmban ngjyrues artificiale, gluten, laktoze, OMGJ, sheqer te shtuar
Përdorimi: Rekomandohet marrja e 2 kapsulave në ditë, preferohet në mëngjes, me ujë.

CHICCO AMMORBIDENTE SENSITIVE 0+ *1.5L 


Tab.jpg)


