Lait-Crème Concentré është një trajtim multifunksional ikonë, i zgjedhur prej vitesh nga make-up artistë profesionistë dhe i përdorur gjerësisht në industrinë e filmit dhe modës për kujdesin e lëkurës së ekspozuar ndaj stresit intensiv. I krijuar nga një dermatolog, ky produkt është kthyer në një klasik të vërtetë bukurie ndër dekada.
Formula e tij e thjeshtë dhe efektive fokusohet në nevojat bazë të lëkurës: hidratim, ushqim dhe mbrojtje. Përbërësit kryesorë si gjalpi shea, dylli i bletës dhe aloe vera ndihmojnë në rivendosjen e butësisë, rehatisë dhe ekuilibrit natyror të lëkurës, duke e bërë atë një bazë perfekte për aplikimin e make-up-it.
6-në-1 mund të përdoret si:
- Krem hidratues ditr dhe nate
- Bazë për make-up
- Qumësht pastrues
- Maskë hidratuese
- Kujdes pas ekspozimit në diell
- Kujdes pas rruajtjes
Përdorimi: Aplikojeni në lëkurë të pastër në mëngjes dhe në mbrëmje si krem hidratues. Si bazë make-up-i, ndihmon në rritjen e qëndrueshmërisë dhe uniformitetit të tij. I vendosur në një disk pambuku, pastron butësisht make-up-in dhe papastërtitë. Si maskë, aplikojeni në një shtresë të trashë dhe lëreni të veprojë për 15 minuta.







