EASY TATTOO CREAM *50ML
Formulim hipoallergjik, i zhvilluar posaçërisht për kujdesin për tatuazhet. I pasur me pantenol, vitamina B5 e njohur për efektin pozitiv, në ristrukturimin e barrierës mbrojtëse të lëkurës dhe qetësim të irritimeve. Me gjalpë shea, dhe esktrakte të kalendulës në përmbajtje. Mundëson një efekt të trefishtë në lëkurë, hidratues, zbutës dhe mbrojtës.
- – Lejon një rritje prej 62% të niveleve të hidratimit të shtresave superiore të lëkurës, pas orës së parë të aplikimit. (Studim i realizuar nga Instituti Dermatologjik Idea).
- – Ka një veprim të rëndësishëm ristrukturimi (pas 3 ditësh përdorimi), që lejon shërimin e shpejtë të zonës së tatuazhuar. (Studim i realizuar nga Qendra e Kërkimeve Biologjike Bio-ec).
- – Ka aftësi të rëndësishme për të ristrukturuar barrierën e lëkurës në 3 orë. (Studim i realizuar nga Qendra e Kërkimeve Biologjike Bio-ec).
Ambalazhuar në një shishe” Airless”, një sistem hermetik, i cili parandalon oksidimin dhe garanton pastërtinë e formulës, deri në përdorimin e plotë të saj. Pa parabenë, pa alergjenë, pa fenoksietanol.
Mënyra e përdorimit: Aplikoni kremin mbi tatuazhin e tharë dhe të pastruar paraprakisht, me masazh të lehtë. Riaplikoni disa herë në ditë, për të ruajtur nivelin e hidratimit.