Doppelherz® aktiv Magnez + Kalcium + Vitamina D3 furnizon trupin me lëndë ushqyese thelbësore për një rezistencë më të madhe në kohë stresi fizik ose mendor.
Magnezi, Kalciumi dhe Vitamina D3 në një tabletë të vetme: ky është kombinimi i duhur!
Një furnizim optimal me magnez është i rëndësishëm për prodhimin e energjisë për qelizat. Magnezi është gjithashtu i përfshirë në aktivizimin e disa enzimave. Përveç kësaj, është i nevojshëm për funksionimin e duhur të qelizave nervore dhe muskulore. Për muskulin e zemrës në veçanti, Magnezi është me rëndësi të madhe.
Kalciumi është i përfshirë në shumë procese biologjike, p.sh. koagulimi i gjakut. Një furnizim i mirë me kalcium është gjithashtu i nevojshëm për kocka të shëndetshme dhe të forta.
Vitamina D3 favorizon fiksimin e kalciumit në kocka. Vitamina D3 prodhohet nga vetë organizmi ynë nën stimulimin e rregullt të rrezeve të diellit në lëkurë. Megjithatë, sinteza e vitaminës D3 në lëkurë mund të reduktohet nëse lëkura është natyrisht e errët, nëse është e mbuluar me rroba ose e mbrojtur me krem kundër diellit.
Si Magnezi ashtu edhe Kalciumi janë të nevojshëm për një funksion normal muskulor dhe për përparimin e duhur të disa rrugëve metabolike.
Përdorimi:
Vetëm një tabletë Doppelherz® aktiv Magnez + Kalcium + Vitaminë D3 në ditë si plotësuese e një diete të ekuilibruar siguron një sasi të mjaftueshme të këtyre dy mineraleve të cilat ndihmojnë për të qëndruar të shëndetshëm dhe efikasë në kohë stresi më të lartë fizik ose mendor.






