Algem Natura Manuka Sed Tosse Adult është një suplement ushqimor në formë të lëngshme, me shije limoni, i formuluar me mjaltë Manuka dhe ekstrakte bimore, i cili ndihmon në funksionimin normal të sistemit të frymëmarrjes. Rekomandohet në rastet e kollës së thatë dhe kollës me sekrecione, duke qetësuar fytin dhe lehtësuar frymëmarrjen.
- Nuk rekomandohet për diabetikët
- Të mbahet larg fëmijëve
Përbërësit aktivë
- Mjaltë Manuka & ekstrakt i farave të grejpfrutit – kanë veprim antibakterial dhe mbrojtës
- Althaea (mëllaga e bardhë) & Plantago lanceolata – ndihmojnë në mbrojtjen dhe hidratimin e mukozave të rrugëve të frymëmarrjes, duke qetësuar fytin e thatë dhe kollën
- Trumzë – kontribuon në rrjedhshmërinë e sekrecioneve bronkiale dhe lehtësimin e nxjerrjes së tyre
Përdorimi: Rekomandohet të konsumohen 5–10 ml shurup, 2–3 herë në ditë.


Tab.jpg)



