AESTHETICO CALLUS CREAM BODY UREA 40% 100ML
Kremi Aesthetico është formuluar enkas për lëkura shumë të thata, të forta dhe të plasaritura. Urea 40% shfaq një veprim ushqyes dhe hidratues të thellë për këto tipe lëkurash duke dhënë një efekt keratolitik. Krijon një film lipidik mbrojtës në lëkurë duke penguar humbjen e ujit. Një përmirësim i gjëndjes së lëkurës vërehet që pas 14 ditësh përdorim të rregullt.
Mënyra e përdorimit:
Aplikohet 1 ose 2 herë gjatë ditës në zonën e dëshiruar dhe lihet 15-20 minuta. Duhet të shmanget aplikimi në plagë të hapura dhe në mukoza. Këshillohet mbulimi i zonave problematike me veshje pambuku.