Scholl Anti-Corn Plasters përmbajnë acid salicilik dhe janë të dizajnuara për të trajtuar dhe eleminuar kallot në mënyrë efektive. Ato janë të përshtatshme për të gjitha zonat ku mund të formohen kallot, duke përfshirë gishtat dhe thembrat.
Paketimi përfshin:
- 4 fasha anti-kallo kundër ujit
- 4 disqe me solucion, të sigurta dhe efektive për largimin e kallove
Kunderindikacione:
- Te personat me diabet
- Te personat me probleme të qarkullimit të gjakut ose dëmtime neurologjike
- Nëse ekzistojnë flluska ose plagë të hapura
- Në rast mbindjeshmërie ndaj përbërësve
- Mos i përdorni për më shumë se 2 javë
- Përdorimi tek fëmijët nën 16 vjeç bëhet vetëm me rekomandim të mjekut.
- Evitoni përdorimin gjatë shtatzënisë dhe ushqyerjes me gji, përveç rasteve kur rekomandohet nga mjeku.
Përdorimi
- Lani dhe thani plotësisht këmbët.
- Vendosni një disk me acid salicilik mbi kallon.
- Mbulojeni me fashën anti-kallo kundër ujit.
- Përdorni disa ditë, deri në heqjen e plotë të kallos.


