RILASTIL ACNESTIL CREMA 50ML
Produkt specifik i këshilluar për të trajtuar dhe parandaluar aknet e lehta dhe të moderuara. Krem i pasur me pantenol dhe ceramide për të parandaluar dhe trajtuar tharjen e lëkurës.
REZULTATI
Me veprim keratolitik, sebormalizues dhe riekuilibrues, parandalon dhe kontrollon shfaqjen e inflamimeve të aknes dhe ndërlikimin mikrobik tipik të kësaj patologjie.
KARAKTERISTIKA
- Korigjon hiperkeratozën e bulbit të qimes (Sodio salicilato)
- Rregullon aktivitetin e gjëndrës së yndyrës (Potassium Azeloyl Diglycinate, Zn e Cu PCA)
- Redukton kolonizimin bakterial të folikulit Propionibacterium acnes (Oligopeptide 10, Clorexidina digluconato)
- Redukton inflamacionin (Vitamina E, Dipotassio Glicirrizinato)
Mënyra e përdorimit:
Aplikohet në mëngjes dhe darkë në lëkurë të larë e të pastruar. Për pastrimin e fytyrës këshillohet të përdoren detergjentë jo agresivë, kryesisht në formë shkume.