Relaxerbe është një shtesë ushqimore e formuluar me ekstrakte bimore të përzgjedhura, magnez dhe L-Teaninë – një aminoacid që gjendet natyrshëm në gjethet e çajit të gjelbër.
Formula është krijuar për të mbështetur relaksimin mendor dhe fizik, për të ndihmuar në përballimin e ankthit, shqetësimeve të gjumit dhe situatave të stresit akut, duke kontribuar në ruajtjen e ekuilibrit emocional dhe të humorit.
Përmirësoni mirëqenien tuaj mendore me përbërës natyralë
- Magnezi
Kontribuon në funksionimin normal të sistemit nervor dhe ndihmon në reduktimin e lodhjes dhe tensionit nervor. - Balsami i limonit (Melissa officinalis)
Promovon relaksimin, mirëqenien mendore dhe ndihmon në ruajtjen e një gjendjeje emocionale të qëndrueshme. - HOPS dhe Livando
Mbështesin relaksimin dhe ndihmojnë organizmin në përballimin e stresit të përditshëm. - L-Teanina
Ndihmon në qetësimin e mendjes pa shkaktuar përgjumje, duke favorizuar një ndjesi rehatie dhe përqendrimi.
Indikacionet
- Situata stresi dhe tensioni nervor
- Ankth të lehtë dhe shqetësime emocionale
- Mbështetje të cilësisë së gjumit
- Ruajtjen e një gjendjeje të balancuar të humorit
Përdorimi
Rekomandohen 2 kapsula në ditë: 1 kapsulë në mëngjes dhe 1 kapsulë në pasdite herët. Të merren me një sasi të mjaftueshme uji.




