Xheli i ngrohtë dhe ftohtë Presteril ju lejon të përdorni fuqinë terapeutike të temperaturës sipas nevojës tuaj, në mënyrë të thjeshtë dhe të rehatshme.Permban xhel jo-toksik dhe pa lateks, është i përshtatshëm për të gjithë familjen. Gjithashtu përshtatet lehtësisht me çdo pjesë të trupit, mund të përdoret disa herë si për terapi të ftohtë, ashtu edhe për të ngrohtë
Terapia me të ftohtë: E përshtatshme për distension (tendosje ) dhe ruptura muskulare ose ekstension, ndrydhjet, inflamacionin dhe për të parandaluar edemen dhe hematomat. Është gjithashtu e indikuar për pickimet e insekteve, dhimbjet e kokës ose të dhëmbëve dhe në të gjitha rastet kur krioterapia dhe përdorimi i të ftohtit janë të nevojshme.
Terapia me të nxehtë: është e indikuar për trajtimin e kontrakturave të muskujve, patologjive reumatismale si artozat, dhimbjeve cervikale, ngurtësimit të qafës, Lumbalgji (dhimbjes së mesit), hipotermisë dhe në të gjitha rastet kur aplikimi i nxehtësisë është i nevojshëm.
Përdormi:
1) Terapia me te ftohte: Vendoseni xhelin në frigorifer ose ngrirës për të paktën 2 orë para aplikimit. Pasi ta nxirrni, mbështilleni me një copë dhe aplikojeni në zonën e prekur. Kujdes mos vendosni kurrë xhelin direkt mbi lëkurë. Aplikojeni për maksimum 15 minuta, pastaj hiqeni për 5 minuta pushim. Ky cikël mund të përsëritet disa herë sipas nevojës, por gjithmonë duke respektuar pushimin për të shmangur irritimin e lëkurës.
2) Terapia me të nxehtë:
a) Vendoseni xhelin në ujë të valuar për maksimum 2 minuta. Pasi ta nxirrni, kujdesuni të mos digjeni, mbështilleni me një cope dhe aplikojeni mbi zonën e prekur sipas nevojës. Aplikojeni për maksimum 15 minuta, pastaj hiqeni për 5 minuta pushim. Ky cikël mund të përsëritet disa herë sipas nevojës, por gjithmonë duke respektuar pushimin për të shmangur irritimin e lëkurës.
b) Ngrohni xhelin në mikrovalë për 30 sekonda. Pasi ta nxirrni, kujdesuni të mos digjeni, mbështilleni me një cope dhe aplikojeni mbi zonën e prekur sipas nevojës. Aplikojeni për maksimum 15 minuta, pastaj hiqeni për 5 minuta pushim. Ky cikël mund të përsëritet disa herë sipas nevojës, por gjithmonë duke respektuar pushimin për të shmangur irritimin e lëkurës.

MEDIPRESTERIL GARZA TNT (36CM X 40CM) X 12 COPE – P0239 

