OMRON NEBUL PISTONE A3 COMPLETE NE-C300-ITA
AEROSOL OMRON NEBUL PISTONE A3
Aerosolterapia konsiderohet si rruga e perzgjedhur per marrjen e medikamenteve kunder bronkiteve si antiinflamatoret, substancat balsamike, fluidifikuesit,ekspetorantet, antibiotiket.
SISTEM I KOMPLETUAR PER AEROSOLTERAPINE (nebulizator+dush nazal).
Piston automatik per perdorim te vazhdueshem.Valvula e vecante ‘Adapt Air’lejon rregullimin e dimensioneve te grimcave e nebulizuara ne menyre qe te beje te mundur adresimi e aerosolit drejt rrugeve te siperme te frymemarrjes(pozicioni 3),rrugeve te mesme(pozicioni 2) ose rrugeve te poshteme te frymemarrjes(pozicioni 1).
Nebulizatori nuk eshte i dobishem vetem ne raste terapeutike por edhe per parandalim.
Duke perdorur rregullisht( apo perpara stines alergjike apo te dimrit) vetem solucion fiziologjik apo uje termal ,eshte e mundur te parandalohen infeksionet e rrugeve respiratore fale:
- Hidratimit te mukozave
- Pastrimit te katarrit.
Lavazhi i hundes
Eshte e rendesishme qe hunda te mbahet e paster sa me teper ,sidomos perpara aplikimit te aerosolterapise. Lavazhi I kavitetit nazal mundson pastrimin ne thellesi te hundes duke larguar tepricat e katarrit,mukusit ,bakterieve dhe agjenteve te jashtem te cilet depozitohen me respirimin.Zhvillohet ne pergjithesi me solucion fiziologjik apo uje termal nepermjet nje instrumenti te posacem te quajtur Lavazhues Hunde.
Avantazhi qendron ne mundesine e riaktivizimit te mekanizmave te mbrojtjes se kavitetit nazal dhe ne uljen e ngarkeses bakteriale prezente, duke ndihmuar ne parandalimin e komplikacioneve te rrugeve te frymemarrjes.
Tek femijet, te cilet nuk mund te shfryjne hundet ne menyre korrekte ,eshte e nevojshme te lirohen kavitetet nazale.
Lavazhi nazal lehteson penetrimin e medikamentit dhe e ben me efikase aerosolterapine.