USuPërmban omega-3 (acid alfa-linoleik), omega-6 (acid linoleik), omega-9 (acid oleik) dhe vitaminë E.
Si burim për përfitimin e këtij suplementi është përdorur: vaji i linit, vaji i farave të kungullit, vaji kanola dhe vaji i rrushit pa fara.
Acidet yndyrore të pangopura nuk sintetizohen nga organizmi, prandaj është e rëndësishme marrja e tyre nëpërmjet dietës ushqimore dhe suplementeve që i përmbajnë ato.
Omega-3:
-
ndikon pozitivisht në luftën kundër depresionit dhe ankthit;
-
ndihmon në zhvillimin e trurit të fetusit nëse përdoret nga nëna gjatë shtatzënisë;
-
pakëson simptomat e ADHD-së tek fëmijët;
-
përmirëson shikimin;
-
ndihmon në luftën kundër sëmundjeve auto-imune;
-
pakëson simptomat e sindromës metabolike;
-
pakëson sasinë e yndyrnave në mëlçi.
Omega-6:
-
nxit përgjigjen imunitare;
-
merr pjesë në sintezën e disa hormoneve në gjendrën pituitare;
-
merr pjesë në sintezën e disa neurotransmetuesve që marrin pjesë në përmirësimin e humorit, gjumit, memories dhe përqendrimit.
Omega-9:
-
rrit mbrojtjen imunitare;
-
pakëson dukurinë e aterosklerozës.
Marrja e omegave të kombinuara mendohet se ka një efekt më pozitiv për organizmin sesa marrja e tyre veç e veç.
Suplementet ushqimore nuk zëvendësojnë dietën ushqimore.
Përdorimi
Rekomandohet të konsumohen 1 deri në 2 kapsula në ditë, pas ushqimit.
Mos tejkaloni dozën ditore të lejuar.







