OLIVOS DONKEY MILK SOAP *180GR
Qumështi i gomaricës, i cili është i pasur me vitamina, largon rrudhat e fytyrës, e bën lëkurën më delikate dhe ruan nivelin e hidratimit natyral të lëkurës. Mund të përdoret për trupin, fytyrën dhe flokët. Sapuni “Olivos Donkey Milk”, me efektin hidratues dhe antirrudhave rigjallëron lëkurën dhe e pastron atë në thellësi.
Qumështi i gomaricës është përdorur që nga koha e Egjiptit të lashtë për qëllime kozmetike dhe ushqimore. Pas qumështit të dhisë, ai konsiderohet si qumështi i dytë më i përafërt me atë njerëzorin, i cili është i pasur me ushqyes që rigjallërojnë qelizat e lëkurës dhe vepron si agjent efikas kundër plakjes, sepse tendos lëkurën. Përbërja e tij e jashtëzakonshme, i jep lëkurës hidratim, qëndrueshmëri dhe butësi, të cilat përforcohen nga prania e vajit të ullirit 100% ekstra të virgjër. Sapuni “Olivos Donkey Milk” me aromën e tij elegante është gati që t’ju japë një moment të paharrueshëm gjatë larjes.