Periudha e ushqyerjes me gji është një kohë unike e lidhjes emocionale midis nënës dhe fëmijës së saj. Për t’u siguruar që nënat të mund të përqendrohen plotësisht në këto momente intime dhe të çmuara, kupetat e gjirit përbëjnë një aksesor praktik dhe i domosdoshëm, duke mbrojtur njëkohësisht lëkurën dhe veshjen ndërmjet ushqyerjeve me gji.
NUK Ultra Dry Breast Pads janë krijuar posaçërisht për t’u ofruar nënave siguri, rehati dhe mbrojtje gjatë gjithë periudhës së gjidhënies. Falë shtresës së brendshme veçanërisht absorbuese, këto kupeta sigurojnë thithje shumë të lartë të lëngjeve dhe mbrojtje të besueshme të lëkurës dhe veshjeve nga rrjedhjet.
Materialet e përdorura janë miqësore me lëkurën, jashtëzakonisht të buta dhe me veti ajrosëse, duke ndihmuar në ruajtjen e higjienës dhe komfortit të përditshëm.
Kupetat kanë një formë anatomike të përsosur, që përshtatet në mënyrë optimale me gjirin dhe qëndron në vend pa shkaktuar parehati. Falë sipërfaqes së lëmuar , ato janë pothuajse të padukshme nën veshje.
Shiriti ngjitës NUK siguron fiksim të qëndrueshëm në recipeta duke garantuar stabilitet dhe siguri gjatë gjithë ditës.







