Shampo Nizoral Expert është e formuluar për kujdesin e përditshëm të skalpit, veçanërisht për personat që kanë probleme me zbokthin. Teknologjia Crinipan PMC, me origjinë bimore, ndihmon në frenimin e majasë që shkakton zbokthin, duke kontribuar njëkohësisht në ruajtjen e ekuilibrit të mikrobiomës së skalpit.
Acidi salicilik ndihmon në eliminimin e lëkurës së thatë dhe të petëzuar (petezave të bardha), ndërsa glicerina siguron hidratim të thellë për skalpin dhe flokët. Nizoral Expert i lë flokët të butë, skalpin të qetësuar dhe të hidratuar që nga përdorimi i parë.
- Pakëson kruarjen e skalpit
- Zbut dhe qetëson skalpin
- Ndihmon në mbrojtjen kundër zbokthit
- Nuk e than lëkurën
- Ka aromë të këndshme
- I përshtatshëm për skalpin e ndjeshëm
- I përshtatshëm për të gjitha llojet e flokëve
- Efekte të dukshme që pas larjes së parë
- Mund të përdoret gjatë shtatzënisë dhe ushqyerjes me gji.
- I përshtatshëm për fëmijë mbi 3 vjeç.
Përdorimi: Aplikojeni në flokë të njomë, masazhojeni butësisht në skalp dhe në flokë, më pas shpëlajeni me ujë të bollshëm. Mund të përdoret njëkohësisht me shampon trajtuese Nizoral (me përmbajtje ketokonazoli) ose pas përdorimit të saj. Kjo ndihmon në mbajtjen nën kontroll të zbokthit dhe irritimit të skalpit.
Mos e përdorni nëse jeni alergjik ndaj ndonjërit prej përbërësve të formulës. Mbajeni larg fëmijëve. Shmangni kontaktin me sytë.


