MUSTELA LINGETTES DERMO-APAISANTES 70PZ
Pastrojnë dhe qetësojnë zonën e pampersit që nga dita e parë e lindjes
Formuluar në mënyrë specifike për bebet që nga dita e parë e lindjes*, Lingettes dermo-apaisantes Mustela Bebe janë peceta të lagura ideale për të pastruar beben gjatë ndërrimit të pelenës si në shtëpi ashtu edhe në udhëtim:
- Të ndenjurat e bebes janë plotësisht të pastra, pikërisht falë ekstraktit të gjetheve dhe rrënjëve të Saponaria.
- Lëkura e të ndenjurave është e butë dhe e qetë, falë Aloe vera dhe glycerinë, hidratuese dhe mbrojtëse.
- Lëkura parfumohet me delikatesë.
Falë formulës së re të pasuruar me Avocado Perseose®, përbërës aktiv me origjinë natyrale i patentuar, Lingettes dermo-apaisantes kontribojnë në përforcimin e barrierës së lëkurës dhe ruajnë pasurinë e saj qelizore
PËRBËRËSIT DHE NATYRALITETI:
98 % përbërës me origjinë natyrale. (Likidi ku janë të lagura Lingettes).
Përbërës kryesorë me origjinë natyrale:
- Avocado Perseose®: përbërës aktiv me origjinë natyrale i patentuar që përforcon barrierën e lëkurës dhe ruan pasurinë e saj qelizore.
- Glycerine: hidraton.
- Ekstrakt i gjetheve të Aloe vera: zbut, qetëson, hidraton dhe mbron.
- Ekstrakt i gjetheve dhe rrënjëve të Saponaria: tonifikon dhe pastron.
0% alkool, paraben, ftalate, fenoksietanol.
KËSHILLA PËRDORIMI:
Merrni një pecetë të lagur dhe pastroni me butësi të ndenjurat e bebes aq shpesh sa është e nevojshme. Nuk ka nevojë për shplarje.
Lingettes dermo-apaisantes mund të përdoren që nga lindja* me siguri të plotë.
Më pas mund të përdorni Crème pour le change Mustela Bebe.
Kënaqësi përdorimi
Të mëdha, të forta dhe të lagura mirë, Lingettes dermo-apaisantes Mustela Bebe sigurojnë një pastrim të shpejtë dhe efikas të të ndenjurave të bebes. Ato e lenë lëkurën të butë dhe me një aromë delikate. Praktike, falë edhe paketimit të tyre elastik mund t’ju shoqërojnë kudo që të shkoni.
Lingettes propozohen në paketim me 70 copë.
Formulë me tolerancë të lartë dhe hipoalergjenike*. Testuar nën kontroll dermatologjik dhe pediatrik për një siguri absolute.