Praktike dhe e sigurt, borsa e ujit të nxehtë rekomandohet për lehtësimin e dhimbjeve dhe tensionit muskulor, duke ofruar lehtësim të menjehershem. E shpejtë dhe e lehtë për t’u përgatitur dhe aplikuar, me një kapak hermetik që parandalon rrjedhjen dhe rrezikun e djegies.
Struktura lamelare (mbivendosja e disa shtresa shumë të holla) në të dyja anët është projektuar për komfort maksimal në kontakt dhe lejon çlirimin gradual të nxehtësisë.
- Me sipërfaqe lamelare
Lëshon nxehtësinë gradualisht - Lehtësim i menjehërshem
Në të gjitha rastet kur dëshironi të gjeni lehtësim përmes aplikimit të nxehtësisë. - Praktik dhe i sigurt
I shpejtë dhe i lehtë për t’u përgatitur dhe aplikuar, me kapak hermetik.
Përdorimi:
- Mbushni borsën me ujë të nxehtë (maksimumi 50°C), duke pasur kujdes që të mos digjeni. Sigurohuni që ta mbushni deri në maksimum dy të tretat e kapacitetit të saj, duke shmangur mbushjen e tepërt.
- Duke e mbajtur vertikalisht, me bazën e mbështetur në një sipërfaqe të sheshtë, shtypni lehtë anët për të nxjerrë ajrin e tepërt, derisa uji të arrijë në hapje.
- Vidhosni kapakun mjaftueshëm për të siguruar që të mos ketë rrjedhje dhe aplikojeni në zonën e dëshiruar.
- Në rast të nxehtësisë së tepërt, ju rekomandojmë të mos e aplikoni në kontakt të drejtpërdrejtë me lëkurën, por të përdorni një copë.



