Lotus Essential Menstrual Patch është një ngjitës termoterapeutik që ofron terapi të ngrohtë për lehtësimin e dhimbjeve menstruale (dismenorrenë). Ai ndihmon në relaksimin e muskujve të tensionuar dhe përmirëson qarkullimin e gjakut në zonën e prekur, duke favorizuar furnizimin me oksigjen dhe lëndë ushqyese që kontribuojnë në shërimin natyral të indeve.
Ngjitësi aktivizohet nga kontakti me ajrin dhe është për një përdorim të vetëm, me efekt që mund të zgjasë deri në 10 orë.
Kundërindikacionet
- Mos vendosni patch-in mbi plagë, lëkurë të dëmtuar ose të irrituar.
- Mos e përdorni gjatë gjumit ose mbi rroba që ushtrojnë presion në zonën e patch-it.
- Në rast irritimi, djegie ose ndjeshmëri, ndaloni përdorimin menjëherë.
- Nuk duhet përdorur gjatë procedurave MRI ose X-ray.
Përdorimi:
- Hapni paketimin plastik dhe hiqni filmin mbrojtës nga ngjitësi.
- Vendosni patch-in në lëkurë të thatë mbi zonën e uterusit ose abdomenin e poshtëm, me anën adezive drejt lëkurës.
- Për lëkurat e ndjeshme, patch-i mund të vendoset mbi rroba të holla.
- Përdorimi është vetëm për jashtë; shmangni kontaktin me sytë dhe mukozat.
- Mos e ringrohni në mikrovalë dhe mos e ekspozoni direkt në diell; ruani në vend të freskët dhe të thatë.




