LOPERAMID*2MG 20TABL
Loperamid është një antidiarreik i fuqishëm sintetik. Ai vepron drejtpërdrejt në paretet e zorrëve, ku lidhet me receptorët e opiateve, të cilët ngadalësojnë lëvizshmërinë e zorrëve. Loperamid frenon kështu veprimtarinë peristaltike, e cila çon në uljen e humbjes së lëngjeve dhe të elektrolitëve nga zorrët. Në këtë mënyrë vëllimi ditor i feçeve zvogëlohet, ndërkohë që veshtullia dhe dendësia e masës rritet.Gjithmonë merreni Loperamid sipas këshillës së mjekut. Në qoftë se nuk jeni i sigurt kontaktoni me mjekun ose farmacistin.
Mosha Dozimi ditor
1 tabletë = 2 mg
Mjekimi fillestar Mjekimi i mëvonshëm
Të rriturit dhe fëmijët mbi 12 vjeç 2 tableta dhe më pas vazhdohet me 1 tabletë pas çdo defekimi 1 tabletë pas çdo defekimi; maksimumi 8 tableta
Fëmijët 8 – 12 vjeç 1 tabletë dhe më pas vazhdohet me 1 tabletë pas çdo defekimi Maksimumi 6 tableta
Fëmijët 5 – 8 vjeç Maksimumi 4 tableta
Fëmijët 2 – 5 vjeç Maksimumi 1.5 tableta
Doza mund të këtë nevojë për tu rritur ose për tu ulur. Mjeku juaj do t’ju këshillojë në përputhje me rrethanat.