Shkumë pastruese dhe eksfoliuese për përdorim të përditshëm, e formuluar me mikrosfera dylli që ndihmojnë në eksfolimin e butë të lëkurës, pa e agresuar atë. Tekstura e saj kremoze, në kontakt me ujin, transformohet në një shkumë të lehtë sapunore, duke ofruar një eksperiencë të këndshme dhe efektive pastrimi.
Falë proteinave të qumështit, ndihmon në ruajtjen e barrierës mbrojtëse të lëkurës dhe i jep ndjesi të menjëhershme komforti. Ditë pas dite, lëkura duket më e butë, më e lëmuar dhe më e ndriçuar, me teksturë të rinovuar dhe pa ndjesi parehatie.
E përshtatshme për të gjitha llojet e lëkurës, edhe për lëkurat më sensitive. Ky produkt 2-në-1 bëhet pjesë ideale e rutinës së pastrimit dhe rinovimit të lëkurës.
Përfitimet kryesore:
- Pastron dhe purifikon në thellësi
- E lë lëkurën të freskët, të butë dhe komforte
- Ndihmon në rigjallërimin dhe ndriçimin e lëkurës
- Pastrim i thellë që respekton mikrobiomën e lëkurës
Përbërësit kryesorë:
Mikrosfera dylli eksfoliuese – ndihmojnë në eksfolimin e saktë dhe të butë të lëkurës.
Proteina qumështi – ndihmojnë në balancimin e lëkurës dhe në forcimin e mekanizmave të saj mbrojtës.
Përdorimi:
Aplikoni një sasi të vogël në fytyrë të lagur. Masazhojeni me lëvizje rrethore, duke shmangur zonën e syve. Shpëlajeni me ujë të bollshëm. Plotësoni rutinën me një tonik për të balancuar lëkurën.








