Garza sterile Medipresteril është krijuar për përdorim në kujdesin e plagëve dhe procedurat bazë shëndetësore. Ajo ndihmon në mbulim, pastrim dhe mbrojtje të plagëve, duke ruajtur higjienën dhe parandaluar kontaminimin.
Cilësia e lartë e fijeve të pambukut siguron thithje të shpejtë dhe reduktim të mbetjeve mbi plagë. Garza hidrofile, e bërë nga 100% pambuk natyral, jo pirrogjenik, zbardhur pa përdorim të zbardhuesve optikë dhe e sterilizuar, ofron siguri dhe rehati gjatë përdorimit, e përshtatshme për gërvishtje dhe prerje të vogla.
Karakeristikat
- Hipoalergjike
- Pa latex
- 100% pambuk natyral
- Lejojne ajrosjen e plages
- Absorbim maksimal
- Përmasa: 10 × 40 cm
- Paketim: 100 copë
- Produkt njëpërdorimësh
Përdorimi: Lani mirë duart përpara përdorimit dhe sigurohuni që plaga të jetë e pastër dhe e dezinfektuar.Hapni paketimin vetëm në momentin e përdorimit për të ruajtur sterilitetin e garzës.
Vendoseni garzën drejtpërdrejt mbi plagë ose zonën që duhet mbrojtur dhe fiksojeni sipas nevojës me fashë ose material tjetër mjekësor. Ndërroni garzën rregullisht ose sipas këshillës së personelit mjekësor.







