Froika Scar Gel është një xhel silikonik i krijuar për të ndihmuar në përmirësimin e pamjes së shënjave të ndryshme të lëkurës, përfshirë shenjat pas operacioneve, aksidenteve, djegieve apo akneve. Formula e tij krijon një shtresë elastike të papërshkueshme nga uji që ndihmon në zvogëlimin e trashësisë dhe volumit të shenjave, duke përmirësuar elasticitetin dhe dukshmërinë e tyre.
Produkti ndihmon gjithashtu në qetësimin e irritimeve, uljen e skuqjes dhe problemeve të hiperpigmentimit, duke mbajtur lëkurën të butë dhe më të rehatshme. Xheli është i përshtatshëm për zonat e fytyrës dhe trupit ku aplikimi i fletëve të silikoni mund të jetë i vështirë. Froika Scar Gel ofron një qasje të butë dhe efektive për kujdesin e shenjave të ndryshme dhe përmirësimin e tonit dhe struktures së lëkurës.
Karakteristikat
- Përmirëson dukshmërinë e shenjave dhe zvogëlon trashësinë e tyre
- Përbërje silikonike që formon një film elastik, të papërshkueshëm nga uji
- Ndihmon në zbutjen, qetësimin e irritimeve dhe inflamacionit
- Përmirëson elasticitetin e lëkurës dhe redukton skuqjen ose hiperpigmentimin
- I përshtatshëm për shenja nga operacionet, aksidentet, djegiet apo aknet
Përdorimi: Aplikoni xhelin dy herë në ditë mbi lëkurë të pastër dhe të thatë, duke përdorur një sasi të vogël dhe masazh krejt butë deri sa të përthithet plotësisht. Mund të përdoret menjëherë pas shërimit të plotsë të plagës, por nuk duhet aplikuar mbi plagë të hapura.








