FLONIDAN*10MG 10TABL
Loratadina, substanca aktive e Flonidan, bën pjesë në grupin e antihistaminikëve.
Në reaksionet alergjike çlirohen substanca të ndryshme (mediatorë), të cilat shkaktojnë simptomat e reaksioneve alergjike.
Histamina është një nga mediatorët më të rëndësishëm në reaksionet alergjike.
Flonidan frenon veprimin e histaminës, prandaj paraqet një efekt të fortë antialergjik.
Flonidan lehtëson simptomat e shkaktuara nga histamina që çlirohet gjatë reaksioneve alergjike: të kruarat, skuqjen, enjtjen dhe sekrecionet nazale.
Fillimi i efektit shfaqet brenda 20 minutash pas gëlltitjes. Efekti zgjat afërsisht për 24 orë.
Përdoret për trajtimin e:
- edemës dhe irritimit alergjik të brendshëm të hundës, të shkaktuar nga riniti alergjik (sezonal) dhe alergjisë nga pluhuri i shtëpisë (i përhershëm);
- shpërthimit kronik me njolla dhe të kruara në lëkurë (urtikarie).
Të rriturit dhe fëmijët mbi 12 vjeç: duhet të marrin 1 tabletë Flonidan një herë në ditë.
Fëmijët 2 deri në 12 vjeç (pesha e trupit mbi 30 kg): duhet të marrin 1 tabletë Flonidan një herë në ditë.
Fëmijët 2 deri në 12 vjeç (pesha e trupit nën 30 kg): duhet të marrin 1/2 e tabletës 1 here ne dite.