Emofix është një pomadë me veprim hemostatik. Vepron si barriere per frenimin dhe parandalimin e episodeve hemorragjike te lekurës dhe mukozave, te tilla si gjakderdhje nga hunda, te shkaktuara nga plagë të lehta ose traumatike.Ne ditet e para te perdorimit te pomades Emofix mund të keni djegie, kruarje dhe rrjedhje të hundës.
Këto efekte reduktohen me kalimin e kohes, gjate perdorimit te pomadës.
Përdorimi: Me qellim qe te nderprisni gjakderdhjen aplikoni nje sasi te konsiderueshme te pomades ne zonen e demtuar. Nëse qëllimi është parandalimi i gjakderdhjes, aplikoni pomadën dy herë në ditë, për të paktën dy javë, në zonën ku është shfaqur hemorragjia.
Në brendësi të paketimit do të gjeni një aplikator, i cili mundëson aplikimin e pomadës në hundë në rast epistaksi (hemorragjie nga hunda).Te ruhet në një vend të freskët dhe të thatë.







