Dermoxen Lenitivo është një larës xhel specifik për higjienën intime femërore, i formuluar për t’u përdorur në kujdesin e jashtëm të zonës vaginale. Përmban Aloe Vera dhe një kompleks hidratues me origjinë bimore, i cili siguron një veprim hidratues, qetësues dhe mbrojtës për mukozën dhe epitelin në zonën intime.
Produkti është i përshtatshëm për përdorim në situata të shqetësimeve të zakonshme të komforit intim si thatësia vaginale, kruarja, djegia dhe skuqja, dhe ndihmon në rikthimin e balancës së florës bakteriale.
Veçoritë
- Formulim i butë, i tolerueshëm mirë: i testuar dermatologjikisht dhe përshtatshëm edhe për epitelin vaginal.
- Pa parabene, SLS/SLES apo aromë alergenike, duke reduktuar rrezikun e irritimit.
- Testuar për metale të rënda (nikel, krom e kobalti), për siguri më të lartë të tolerancës.
- Më shumë se 95% përbërës me origjinë natyrore (përbërës surfaktantë natyralë).Fibrat prebiotike: favorizojnë proliferimin e mikroorganizmave të dobishëm (p.sh. Lactobacilli) për të mbështetur ekuilibrin fiziologjik të mikroflorës intime.
Përbërës aktivë kryesorë dhe funksionet e tyre
- Aloe Vera – veprim hidratues dhe qetësues ndaj indit epitelial të zonës intime.
- Ekstraktet bimore (Lotus, Baobab, Saw Palmetto) – veprim qetësues, antiinflamator dhe hidratues.
- Fibrat prebiotike – mbështesin balancën fiziologjike të mikrobiotës vaginale.
Përdorimi: Përdorimi është ekzkluzivisht për përdorim të jashtëm. Aplikoni një sasi të vogël në zonën intime të lagur, masazhoni butë dhe më pas shpëlani me ujë të pastër.

AVENE XERACALM A.D PAIN NETTOYANT SURGRAS 100G 

