Lëng dezinfektues me fuqi të lartë higjienizuese, me veprim baktericid, fungicid dhe virucid, i dedikuar për dekontaminimin mikrobik të të gjitha objekteve që bien në kontakt me foshnjat në moshë neonatale, si objekte metalike ashtu edhe plastike, përfshirë: biberonë, tetarela, lodra, enë ushqimi, masazhues për mishrat e dhëmbëve, etj.
Lëngu dezinfektues ka gjithashtu veprim baktericid dhe fungicid për dekontaminimin mikrobik të frutave dhe perimeve.
Mënyra e përdorimit
🔹 Fruta dhe perime:
Holloni në përqindje 5% (1 masë dozimi e nivelit 2 për çdo 1 litër ujë).
Koha e kontaktit: 30 minuta, më pas shpëlajini me ujë të bollshëm.
🔹 Biberonë, tetarela, suceta, lodra dhe enë ushqimi për përdorim neonatal:
Holloni në përqindje 2% (1 masë dozimi e nivelit 1 për çdo 1 litër ujë).
Koha e kontaktit: 60 minuta.
Lërini objektet të zhytura për jo më pak se 60 minuta, pasi të jenë larë paraprakisht.
Pas përfundimit, nxirrini objektet vetëm pasi të keni larë duart dhe shpëlajini me ujë të bollshëm të pijshëm.









