Canova Reoxall 100S Photoprotection Fluid SPF 50+ është një fluid mbrojtës për fytyrën me teksturë ultra të lehtë dhe përthithje të shpejtë, i zhvilluar për lëkurë të ndjeshme, reaktive dhe fototipe të çelëta. Formula ofron mbrojtje shumë të lartë ndaj rrezeve UVA, UVB dhe dritës blu, ndërsa përbërësit antioksidues ndihmojnë në parandalimin e dëmtimeve të shkaktuara nga dielli dhe plakjes së parakohshme të lëkurës. Nuk përmban parfum apo parabene dhe lë një efekt mat në lëkurë.
Përbërësit aktivë:
- Blue Light Ban Complex® 16% – sistem inovativ filtrash që siguron mbrojtje ndaj UVA, UVB dhe dritës blu.
- Acid Lipoik – antioksidant që ndihmon në mbrojtjen e lëkurës nga stresi oksidativ dhe plakja e parakohshme.
- Acid Hialuronik i retikuluar (Crosslinked Hyaluronic Acid) – hidraton dhe ndihmon në ruajtjen e elasticitetit të lëkurës.
- Acid 18-β Glicirretik – qetëson lëkurën dhe ndihmon në reduktimin e irritimit.
Mënyra e përdorimit:
Aplikojeni çdo ditë në fytyrë, qafë dhe dekolte përpara ekspozimit në diell. Riaplikojeni disa herë gjatë ditës, veçanërisht pas djersitjes, larjes ose tharjes me peshqir, për të ruajtur mbrojtjen optimale.






