Termometri i veshit Braun ThermoScan® 7 është i validuar klinikisht dhe ofron saktësi të lartë dhe të besueshme, duke ju mundësuar të monitoroni temperaturën trupore dhe të menaxhoni shëndetin e familjes suaj në shtëpi, me siguri dhe besim.
Teknologjia Age Precision (Kjo teknologji eliminon hamendësimin dhe ndihmon në interpretimin korrekt të rezultateve për të gjithë familjen): Përkufizimi i etheve ndryshon sipas moshës. Ndërsa fëmija rritet nga i porsalindur në fëmijë të vogël, kufijtë e temperaturës ndryshojnë. Algoritmi i patentuar Age Precision® i Braun interpreton rezultatet në mënyrë të saktë duke përshtatur kodimin me ngjyra sipas grupmoshës:
- Jeshile – temperaturë normale (pa ethe)
- E verdhë – temperaturë e rritur (ethe)
- E kuqe – ethe të larta
Matja përshtatet për grupmoshat:
- 0–3 muaj
- 3–36 muaj
- 36+ muaj
Karakteristikat :
- Saktësi klinike e provuar: Termometri Braun ThermoScan® 7 është klinikisht i provuar dhe mat temperaturën me saktësi të krahasueshme me metodën rektale tek të porsalindurit, duke sjellë matje profesionale në shtëpinë tuaj.
- Teknologjia ExacTemp: Siguron përdorim të saktë dhe të thjeshtë. Një dritë dhe sinjal zanor (bip) konfirmojnë vendosjen e saktë dhe pozicionin e qëndrueshëm të sondës në vesh, duke garantuar lexim të besueshëm të temperaturës.
- Rezultate të besueshme: Veshi është një nga vendet më të përshtatshme për matjen e temperaturës, pasi pasqyron më saktë temperaturën e brendshme të trupit. Projektuar me një majë që ngrohet automatikisht deri në rreth 34°C, afër temperaturës së trupit, duke shmangur efektin ftohës që mund të ndikojë në matje dhe duke garantuar rezultate të sakta dhe të qëndrueshme në çdo përdorim. Kjo minimizon efektin ftohës gjatë matjes, përmirëson saktësinë e rezultatit , ofron komfort maksimal, veçanërisht për foshnjat
- Gati për përdorim: Pajisja vjen e kompletuar dhe gati për përdorim të menjëhershëm: 2 bateri AA, udhëzuesin e shpejtë të përdorimit, 21 kapakë higjiene braun, për mbrojtjen e sondës dhe ruajtjen e higjienës dhe mbajtëse mbrojtëse për ruajtje të sigurt. Kapakët higjienikë sigurojnë përdorim të sigurt dhe higjenik për të gjithë familjen.
- Dritë nate: I pajisur me ekran me dritë, i cili e bën matjen e temperaturës të lehtë edhe në kushte errësire.








