Algem Cholesterol është një suplement ushqimor i formuluar për mbështetjen e niveleve normale të kolesterolit në gjak, i bazuar në oriz të kuq të fermentuar, acid folik, vitaminë E dhe ekstrakte bimore të përzgjedhura.
Monakolina K, e përftuar nga orizi i kuq i fermentuar, kontribuon në ruajtjen e niveleve normale të kolesterolit, duke ndihmuar në parandalimin e problemeve kardiovaskulare që lidhen me hiperkolesteroleminë.
Veprimi i Monakolinës K përforcohet nga Berberina, e cila vepron në mënyrë sinergjike duke rritur aktivitetin dhe numrin e receptorëve hepatikë për LDL (lipoproteinat me densitet të ulët), të njohura si “kolesteroli i keq”, duke ndihmuar kështu në uljen e tij në qarkullimin e gjakut.
Prania e ekstraktit të gjembit të gomarit (Milk Thistle) luan një rol të rëndësishëm në mbështetjen e funksionit të mëlçisë, si dhe në parandalimin e efekteve anësore të padëshiruara, të lidhura me metabolizmin e lipideve.
Kundëridikohet ne raste si :
- Nuk rekomandohet përdorimi gjatë shtatzënisë, ushqyerjes me gji ose gjatë terapisë me barna për uljen e kolesterolit.
- Mos e përdorni nëse keni alergji ndaj ndonjë përbërësi të pranishëm në formulë.
Përdorimi: Rekomandohet të konsumohet 1 kapsulë në ditë, mundësisht pas ushqimit. Mos tejkaloni dozën ditore të rekomanduar.





