Ky suplement ushqimor është formuluar për të mbështetur nevojat ditore të organizmit për hekur, një mineral thelbësor për funksionet jetësore. Hekuri përmban dozën maksimale të lejuar dhe është i pranishëm në formën bisglicinat, e njohur për absorbueshmërinë e lartë dhe tolerancën e mirë gastrointestinale.
Përbërës aktivë dhe roli i tyre
- Hekur (Bisglicinat) – Hekuri është komponent kyç i hemoglobinës, proteina që mundëson transportin e oksigjenit nga mushkëritë drejt të gjitha qelizave të trupit. Ai është gjithashtu pjesë e mioglobinës, e cila furnizon muskujt me oksigjen dhe kontribuon në prodhimin e energjisë. Forma bisglicinat siguron biodisponueshmëri optimale, duke minimizuar efektet anësore të zakonshme të hekurit.
- Vitamina C – përmirëson ndjeshëm përthithjen e hekurit në organizëm. Ajo kontribuon në reduktimin e lodhjes dhe plogështisë, mbështet sistemin imunitar dhe vepron si antioksidant i fuqishëm, duke mbrojtur qelizat nga stresi oksidativ.
- Acidi folik (Vitamina B9) – luan një rol thelbësor në formimin normal të gjakut dhe është i rëndësishëm për proceset e ndarjes qelizore.
- Vitamina B12 – kontribuon në formimin dhe mirëmbajtjen e qelizave të kuqe të gjakut si dhe në funksionimin normal të sistemit nervor.
Përfitimet kryesore
- Mbështet formimin normal të qelizave të kuqe të gjakut dhe hemoglobinës
- Ndihmon në uljen e lodhjes dhe plogështisë të shkaktuara nga mungesa e hekurit
- Kontribuon në metabolizmin normal të energjisë
- Forcon sistemin imunitar
Përdorimi: Merrni 1 kapsulë në ditë, para ose gjatë vaktit ushqimor, me një sasi të mjaftueshme uji. Në rast shqetësimesh gastrointestinale, rekomandohet marrja e kapsulës gjatë ushqimit. Mos e tejkaloni dozën e rekomanduar ditore. Mbajeni produktin larg fëmijëve.




Tab-300x300.jpg)

