Përkujdesje vetënxirëse hidratuese për trup dhe fytyrë, specifik për lëkurat e ndjeshme. Vetitë: ky xhel i mëndafshtë vetënxirës dhe hidratues siguron pa praninë e diellit një nxirje të lëkurës në mënyrë progresive, rrezatuese dhe natyrale, të përshtatshtme për çdo lloj lëkure. Shumë e pasur në Ujë Termal Avène, me veti qetësuese dhe anti-irrituese, kjo përkujdesje tolerohet mjaft mirë nga lëkurat e ndjeshme.Tekstura e lehtë që shkrihet dhe me ngjyrë lehtësisht të praruar, e lë lëkurën të butë të hidratuar dhe me një aromë të lehtë të këndshme.
Mënyra e përdorimit:
Aplikohet në shtresë të hollë, në mënyrë uniforme mbi fytyrë dhe/ose trup të pastruar dhe të tharë mirë. Ndërpriteni aplikimin pranë fillimit të flokëve dhe tek vetullat. Intensiteti dhe kohëzgjatja e ngjyrës varet nga sasia e përdorur dhe frekuenca e aplikimit. Për të pasur një ngjyrë të vazhdueshme, aplikohet përkujdesja derisa të arrihet ngjyra e dëshiruar, më pas aplikohet 2-3 herë në javë për ta mirëmbajtur. Nuk mbron nga dielli. Kujdes: rekomandohet të lahen duart me kujdes pas përdorimit. Prisni disa minuta para se të visheni, apo të laheni.