Një aromë vaniljeje joshëse, e theksuar nga një akord notash të kripura dhe lulesh të bardha, ideale për t’u përdorur gjatë gjithë vitit. Zbuloni Eau Parfumée Vanille Soleil në një format të ri solid, të lehtë për t’u aplikuar në qafë, dekolte dhe kyçe. Ky parfum pa alkool bashkohet në mënyrë natyrale me lëkurën dhe ju lejon të rifreskoni aromën gjatë ditës.
I pasurur me ekstrakt natyral vaniljeje, i njohur për vetitë e tij relaksuese, ky parfum e rishfaq aromën e vaniljes në një mënyrë moderne, larg klisheve tepër të ëmbla, duke krijuar një aromë të parezistueshme.
Tekstura e tij e pasur dhe që shkrihet në lëkurë, me dyllëra bimorë, ndihmon në kapjen dhe ruajtjen më të gjatë të notave aromatike. Formati i vogël dhe praktik e bën ideal për ta marrë me vete kudo.
Përfitimet Kryesore
- Aromë afatgjatë
Falë vajit të kokosit dhe dyllërave bimorë, tekstura e parfumit solid mban notat aromatike më gjatë. Me deri në 150 përdorime, është ideal për ta përdorur gjatë gjithë verës. - I përshtatshëm për lëkurë të ndjeshme
Me 96% përbërës me origjinë natyrale dhe i formuluar pa alkool, është i butë me lëkurën dhe i pasuruar me ekstrakt natyral vaniljeje me veti relaksuese dhe qetësuese.
Përdorimi: Aplikojeni parfumin solid në pikat e pulsit: në pjesën e brendshme të kyçeve të duarve, në bazën e qafës, në pjesën e dekoltesë
Mund të përdoret vetëm ose për të rifreskuar aromën gjatë ditës. Mund ta kombinoni edhe me aroma të tjera për të krijuar një kompozim personal sipas dëshirës dhe momentit.





