PREGNACARE HIS&HER CONCEPTION *60TAB Trego me te zmadhuar

PREGNACARE HIS&HER CONCEPTION *60TAB

Produkt i ri

1 Artikull

Kujdes: Artikulli i fundit gjendje

In stock

L4,000.00

Pagesë me para në dorë

Add to collection

Me shume informacion

PREGNACARE HIS&HER CONCEPTION *60TAB

Tabletat Pregnacare Conception për femrat Prezantimi i Pregnacare Conception Pregnacare Conception mundëson një bashkim të plotë, të kujdesshëm e të balancuar të mikronutrientëve , duke përfshirë dhe nutrient specifikë si : inositol , l-arginine , n=acetyl , cysteine dhe selenium. Formula gjithashtu përfshin vitaminën B12 dhe acidin folik 400 mcg (microgram). Niveli i rekomanduar i acidit folik Pregnacare Conception përmban 400 mcg acid folik, sasi ekzakte e rekomanduar për çdo femër që po tenton të mbetet shtatëzënë. Nesë nuk merrni acid foik shtesë rritet rreziku që të zhvillohen difekte ne tubin neural gjatë formimit të fetusit .  Acidi folik gjithashtu ndihmon ne proçesin e ndarjes së qelizave si dhe kontribon në rritjen e placentës gjatë shtatzënisë. Shëndeti riprodhues i femrës Disa nutrientë mund të luajnë nje rol ne suportimin e një shëndeti riprodhues tek femra. Pregnacare Conception përmban zink I cili konribon për të pasur nje pjellori normale dhe vitamin B6 e cila ndihmon ne rregullimin e aktivitetit hormonal . Formula gjithashtu përfshin vitaminë B12, hekur, magnesium dhe vitaminë D të cilat ndikojnë ne proçesin e ndarjes së qelizave. Suport me nutrientë të gjithanshëm Pregnacare Conception mundëson support te gjithanshëm me nutrient shtesë duke përfshirë biotinë , baker të cilat kontobojnë në clirimin e energjive , hekur I cili ndihmon në një fuksionim normal te sistemit imunitar dhe në formimin normal të qelizave të kuqe të gjakut si dhe hemoglobinës. Gjithashtu vitaminat B6 dhe B12 ndihmojnë për të ruajtur nje funksionim normal të sistemit nervor . Formula gjithashtu përfshin dhe nutrient te tjerë kryesorë si : L-Argininë , Inositol , N-Acetil  Cisteinë and Betakaroten .  

Tabletat Wellman Conception për meshkuj

Mbështetje për shëndetin riprodhues Kur ciftet vendosin të lindin një fëmijë , në mënyrë që të mirmbahet shëndeti dhe të suportohet ngjizja , nuk duhet te kujdeset vetëm femra për dieten apo mënyrën e jetesës .

Prezantimi i Wellman Conception Wellman Conception është formuluar duke pasur parasysh nevojat e ndryshme të shëndetit riprodhues të cdo mashkulli . Shume meshkuj sot e kanë kuptuar rendesinë e të pasurit një menyrë jetese të shëndetshme kur po provon te behesh me fëmijë. Wellman Conception u krijua për të mundësuar një kombinim të plotë vitaminash , mineralesh dhe nutrientësh bio-aktivë për të ndihmuar në suportimin e shëndetit në tërësi dhe vitalitetit, duke përfshirë hekurin I cili ndihmon në normalitetin e clirimit te energjisë si dhe nutrient të tjerë specifikë të cilët janë përzgjedhur për rolin që kanë në shëndetin riprodhues. Suporti nëpërmjet nutrientëve në riprodhim Wellman Conception është një fomulë e kompletuar me nutrient specifikë, duke përfshirë zinkun I cili ndihmon për një riprodhim normal. Zinku dhe vitamin C së bashku ndihmojnë në mbrojtjen e qelizave nga stresi oksidativ dhe gjithashtu kontribuojnë për një funksionim normal tësistemit imunitar. Zinku është nje nga mineralet më me shumë rëndësi për sistemin riprodhues tek meshkujt ,pasi sperma përmban 100 herë më shumë zink seç  gjendet në gjak . Në fakt për cdo ejakulim përmban rreth 5mg zink , që do të thotë sa gjysma e sasisë së rekomanduar  ditore , prandaj formula përmban 15mg zink .

Ngjizja dhe Spermatogjeneza Vitamina B6 kontribuon në rregullimin e aktivitetit hormonal, zinku ndihmon në nomalizimin e nivelit të testosteronit ne gjak dhe seleniumi ndihmon për një spermatogjenezë (procesi I formimit te gametave mashkullore) normale.Tashme dihet se acidi folik jo vetem qe luan nje rol kritik tek femrat për një zhvillim të heret të fetusit por është gjithashtu I rëndësishëm edhe për rolin e mashkullit në ngjizje. Acidi folik , hekuri , magnezi dhe vitamin B12 kanë ndikim në procesin e ndarjes së qelizave , si dhe vitamina A e cila ka rol në procesin e specializimit te qelizave. Për një shëndet të përgjithshëm dhe vitalitet Vitaminat B6 , B12 së bashku me bakrin, hekurin dhe zinkun kontribuojnë në normalizimin e clirimit të energjisë.  Acidi folik, vitamina B6 dhe riboflavina (vitamin B2) luajnë rol në normalizimin e formimit të qelizave të kuqe të gjakut . Gjithashtu dhe hekuri suporton formimin e qelizave të kuqe në gjak si dhe si dhe të hemoglobinës e cila përcon oksigjenin dhe gjakun në organet riprodhuese. Vitaminat B6 dhe B12 shërbejnë dhe për një funksionim normal të sistemit nervor.

Formula gjithashtu përfshin disa nutrientë të tjerë të rëndësishëm si : Peruvian MACA Extract, Co-Q10, Lycopene, Siberian Ginseng Extract and Pine Bark Extract.   Kur duhet të përdoret Pregnacare His & Her Conception Meshkujt dhe femrat duhet te përdorin Pregnacare His & Her Conception sapo të fillojnë të provojnë ngjizjen e fëmijës. Për të ndihmuar në ndërtimin e rezervave të nutrientëve në trup mund të merret nga 3-6 muaj përpara se të provohet ngjizja. Pasi femra të ketë konfirmuar shtatëzaninë ajo mund te vazhdojë të përdorë tabletat e mbetura të Pregnacare Conception , përpara se të vazhdojë me tabletat ose formën likuide të Pregnacare , Pregnacare Plus me Omega-3 apo Pregnacare Max me Omega-3 plus Kalçium , të cilat janë formula të veçanta për pjesën e mbetur të shtatëzanisë. Përgjatë ngjizjes, meshkujt mund të marrin tabletat Wellman të cilat mundësojnë nje formulë tëplotë me mbi 28 bio-elementë esencialë plus vitamin B6 , B12 , zink , baker,hekur te cilat kontibuojnë ne çlirimin e energjisë , në njëshëndet të mire dhe në vitalitet për meshkujt e çdo moshe. Nëse femrat vërejnë vonesë ne ciklin menstrual, kjo nuk do të thotë domosdoshmërisht që jeni shtatzanë; këshillohet të kryhet një test shtatëzanie dhe të flisni me këshilluesin profesionist të shëndetit tuaj.

Pregnacare Conception është një formulë me bazë nutrientësh pa asnje ilaç apo hormon . Nëse cikli juaj nuk është I rregullt, ne ju këshillojmë të konsultoheni me mjekun tuaj.
.

30 produkte të tjera në të njëjtën kategori