LIERAC SOIN DE TEINT FLUIDE DORE 30ML
Laboratorët Lierac kanë vënë në përdorim të gjithë eksperiencën kundër-moshës për të propozuar SOIN DETEINT, një linjë dedikuar bukurisë së ngjyrës së lëkurës. Fondotintë fluide dhe pudër e presuar abronxante me veprim të trefishtë anti-age:
- Zbut falë acidit hialuronik të pastër, “substanca e referimit” e përdorur nga dermatologët për t’i dhuruar në mënyrë të menjëhershme volum lëkurës dhe për të mbushur rrudhat.
- Parandalon shenjat e moshës me një princip aktiv natyral të patentuar kundër ndotjes dhe kundër radikaleve të lira, bashkuar me vitaminën E.
- Mbron lëkurën nga rrezet e diellit, me filtra mbrojtës SPF 15.
Fondotintat Soin de teint përcaktohen sipas tipit të lëkurës, rezultatit të dëshiruar dhe stinës. Një teksturë e vetme në katër tonalitete: “IVOIRE” për lëkurë me ngjyrë shumë të hapur, “SABLE” për lëkurë me ngjyrë tëhapur, “DORE” për lëkurë me ngjyrë të mesme, “SOLEIL” për lëkurë të errët ose të nxirë.
Fondotinta tendos menjëherë lëkurën dhe reflekton dritën për një shkëlqim absolut. Ideale për një lëkurë më uniforme dhe një makijazh natyral.
Përbërës aktiv:
- Acid hialuronik i pastër në solucion3%, mbush dhe hidraton
- Aktiv bioteknologjik (patentë e Lierac): mbron nga veprimi dëmtues i ndotjes dhe/ose nga irritim i ultravioletë.
- Pigmente Soft Focuse përthithës të ndriçimit 8,6%: ndriçojnë ngjyrën dhe zbusin imperfeksionet.
- Orgasol 3%: rregullon sekretimin e yndyrës, garanton një efekt opacizant që zgjat dhe një mbajtje më të mirë të makiazhit.
- Filtra solare SPF 15 (Bioksid Titaniumi, Etilmetoksicinamat dhe Tinosorb M): mbrojtje nga rrezet UV
- Vitaminë E: efekte anti-oksiduese, mbron membranat qelizore dhe të gjitha elementet e nevojshëm për jetën qelizore.
Mënyra e përdorimit:
Të aplikohet mbi trajtimin e përditshëm, duke e përhapur me mollëzat e gishtave nga qendra e fytyrës në drejtim për jashtë saj, pa harruar qafën.