LIERAC LAIT SENSORIELLE 100ML
Laboratorët Lierac propozojnë një itinerar sensoriel dhe olfaktiv nëpërmjet 4 trajtimeve që sigurojnë 24 orë hidratim dhe një lëkurë mrekullisht më të bute. Alkimia e lartë e trajtimeve Les Sensorielles risjell pastërtinë e ngjyrës së bardhë, loja e teksturave origjinale premton një kënaqësi olfative unike për një ndjesi mirqënieje. Këto formula posedojnë veti ristrukturuese, antioksiduese dhe relaksuese për një hidratim të cilësisë së lartë.
GARDENIA: origjinale e pyjeve tropikale të jugut të Japonisë, i jep origjinë vibracioneve të mira shpirtërore dhe tërheq influencat e dobishme. E pasur në vajra esencialë, gardenia është tonifikuese dhe zbutëse për lëkurën.
CAMELIA: origjinale e Kinës, simbolizon bukurinë e përkryer dhe shpreh natyralisht pastërtinë e formave të saj dhe të ngjyrave. Vaji i Camelias është i pasur në acide yndyrore esencialë me veti mbrojtëse, ushqyese, ristrukturuese dhe zbutëse. I dhuron bukuri flokëve dhe shkëlqim lëkurës. Ky vaj eviton dehidratimin e lëkurës dhe lufton kundër plakjes së parakohshme të saj.
XHELSOMIN: Është një pemë e vogël me lule të parfumuara origjinale të Indisë. Flavonoidet e Xhelsominit r forcojnë mbrojtjen natyrale të lëkurës duke e mbrojtur falë efekteve të saj anti-oksiduese dhe anti-inflamatore.
Qumësht madreperlash për një bukuri të menjëhershme të lëkurës, që falë një kombinimi ekskluziv të vajrave vegjetalë dhe të 3 luleve të bardha, siguron një hidratim 24 orë dhe një lëkurë hyjnore.
Përbërja:
- Ekstrakte të luleve të bardha (Xhelsomin, Gardenia, Camelia): anti-oksiduese, ristrukturuese dhe qetësuese
- Vaj Argani, Rrushi, Lajthie, Bajame të ëmbla 14%: vetiu shqyese dhe hidratuese që zgjasin në kohë
- Pigmente madreperlash: ndriçojnë lëkurën
- Fragranca të veçanta të Osmanto, Ambra, Vanilje, drurë të çmuar dhe Vetiver
Mënyra e përdorimit:
Aplikohet në lëkurë të thatë pas dushit