LIERAC DIOPTICALM 10ML
Ndryshimet e zonës përreth syve janë të shumta e shumë të ndryshme: rrudha, borsa, rrathë e lodhje. Çdo alterim ka një shkak të justifikuar fiziologjikisht. Me respektin maksimal ndaj kësaj zone shumë delikate, produktet e linjës Diopti janë pa parfum, pa ngjyryes, paraben apo fenoksietanol dhe respektojnë pH e lotëve.
Me linjën Diopti, Lierac, prej më tepër se 30 vitesh propozon trajtimet specifike për çdo problem të zonës përreth syve.
Palpebrat mund të paraqiten me një pamje të fryrë e të irrituar si rezultat i një agresioni mekanik (fërkim, alergji) ose nga një problem i lidhur me çlodhjen e pakët apo me sforcimin e shikimit (përdorimi i lenteve të kontaktit). Diopticalm është një balsam qetësues dhe dekongjestionant i zonës përreth syve, veçanërisht i rekomanduar për palpebrat e ndjeshme dhe të irrituara.
Përbërës aktiv:
- Ujë lulesh të Hamamelis dhe Fiordaliso 30%: dekongjestionante dhe qetësuese
- Ekstrakte të blirit dhe malvas: anti-inflamatore, qetësuese e lëmuese
Mënyra e përdorimit:
Përdoret në mëngjes dhe/ose në darkë pas larjes nëpërmjet masazhimit të lehtë me mollëzat e gishtave. Diopticalm mund të për– doret edhe si një maskë: aplikohet kremi në një sasi të bollshme, lihet për 5 minuta e më pas të hiqet me butësi teprica.