LIERAC DERIDIUM KREM 50ML
Linja e trajtimeve anti-age DERIDIUM lind nga eksperienca e Laboratorëve Lierac në kundërshtimin e shenjave të plakjes së lëkurës. Kjo linjë është përpunuar dhe ndjekur nga një numër kërkimesh që kanë treguar efektshmerinë e sinergjisë fitoterapeutike të Alchemilla, Edera dhe Equiseto në nivel të dermës e në veçanti në biosintezën e makro-molekulave të indit lidhës (kolagjen dhe elastinë). Prania e Echinacea në formulë siguron nje efekt sinergjik mbi elasticitetin e lëkurës, për një efekt riparues anti-rrudhë të përforcuar.
Trajtim me hidratim të lartë që favorizon mbrojtjen e kolagjenit, elastinës dhe proteinave të strukturës. I përshtatshëm për lëkurë normale e mikse.
Përbërës aktiv:
- Kompleks ristrukturues Alchemilla, Edera, Equiseto 8%: veprim kundër rrudhave
- Vitaminë E: veprim antioksidues
- Ekstrakte të bajameve të ëmbla: hidratuese dhe ëmbëlsuese
Mënyra e përdorimit:
Aplikohet në mëngjes dhe/ose në darkë në fytyrë e qafë.